Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka bërë të ditur se është arritur marrëveshja me LDK-në për ratifikimin e Marrëveshjes për shënjimin e kufirit të Kosovës me Malin e Zi.

Veseli, përmes një postimi në Facebook  ka thënë se për këtë marrëveshje falënderon Kryeministrin Haradinaj, Lidhjen Demokratike të Kosovës, Nismën Socialdemokrate dhe zëvendëskryeministrin Pacolli.

Postimi i Veselit:

“Të nderuar qytetarë,

Sapo kemi arritur konsensusin për të ratifikuar Marrëveshjen për Shënimin e Kufirit me Malin e Zi. Dëshiroj të falënderoj Kryeministrin Haradinaj, Lidhjen Demokratike të Kosovës, Nismën Socialdemokrate dhe zëvendëskryeministrin Pacolli për gatishmërinë për konsensus dhe për dialogun shumë konstruktiv. Ky bashkëpunim duhet të na përcjellë edhe në procese të tjera të rëndësishme për vendin”, ka shkruar Veseli.