Shoferi i një furgoni që transportonte gazetarët për të përcjellë presidentin e SHBA-së, Donald Trump, u arrestua sot pasi agjentët e shërbimit sekret gjetën një pistoletë në çantën e tij.

Arma u zbulua gjatë kontrollimit të automjeteve dhe përpara se të hynte në pronën e presidentit në Florida, dhe siç njoftoi shërbimi sekret, askush nuk u kërcënua.