Një punonjës policie në Durrës është vënë në pranga nga SHÇBA për akuzën e shpërdorimit të detyrës dhe korrupsionit pasiv.

SHÇBA ekzekutoi vendimin e Gjykatës se Durrësit për punonjësin e policisë Muharrem Haka, 57 vjeç, me detyre inspektor policie (SPZ) ne Komisariatin e Policisë Durrës.

Për Hakën, gjykata kishte caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg” për veprat penale të “Shpërdorimit të detyrës” dhe “Korrupsionit pasiv”.

Mbi bazën e hetimeve është dokumentuar se inspektori, duke shpërdoruar detyrën, përfitonte shuma parash dhe lejonte ndërtime pa leje në zonën që mbulonte.

Çështja penale është ndjekur pas një referimi të bere nga SHÇBA në Prokurori dhe hetimit disa mujor me mjete speciale, njofton SHÇBA, ndërsa shton se hetimet janë në vijim.