Sindikata e AOGJSH-së  është kundër çfarëdo lloj rritjeje të moshës për pensionim madje edhe po të jetë zgjidhje përfundimtare në mënyrë që të plotësohet vrima në Fondin e SPIM-it. Sekretari i përgjithshëm i AOGJSH-së, Tërpe Dejanovski sot në konferencë për shtyp tha se punëtorët nuk janë fajtorë për vrimën që është bërë në SPIM dhe nuk guxon që në kurriz të tyre të plotësohet ajo vrimë.

Sipas tij, propozimi i FMN-së për harmonizim të pragut për pensionim në Maqedoni me vendet nga BE-ja është i pabazë dhe nuk mund të matet cilësia e jetës që e kanë qytetarët në Maqedoni me atë që kanë në BE.

Sindikata e AOGJSH propozon relaizim të së drejtës të pensionit të moshës me stazh të realizuar pune dhe atë, femrat me 35 vite stazh të punës dhe meshkujt me 40 vite, pa dallim të moshës.

Gjithashtu, propozojnë ulje të kufirit të moshës për pensionim për pesë vite, përkatësisht 57 vite për femrat dhe 59 vite për meshkujt, nën kushtin që stazhi i punës të jetë 30 vite për femrat dhe 35 vite për meshkujt. Një nga propozimet e AOGJSH-së është edhe që punëtori, pesë vite para daljes në pension, të mund ta blejë stazhin.

Sindikata e AOGJSH-së kërkon ndryshime edhe në mënyrën e llogaritjes së stazhit të benificuar, përkatësisht tëm mos llogaritet në vite të plota siç bëhet në vendimin e përhershëm ligjor, por të fillojë të llogaritet edhe në muaj dhe në vite.

Sipas AOGJSH, duhet të bëhet edhe analizë serioze në Rregulloren për stazh të benificuar me qëllim që të konstatohet se ciklët punëtorë duhet të kenë stazh më të madh të benificuar, e cilët më të vogël.

Lidhur me vrimën në FONDIN e SPIM-it, nga AOGJSH propozojnë që Qeveria ta rishqyrtojë mënyrën ekzistuese dhe përqindjen e pagesës së kontributeve në SPIM, përkatësisht në vend të 12 për qind tani nga kontributet të cilat shkojnë në SPIM dhe gjashtë për qind në fondet private, 14 për qind të derdhen në SPIM, ndërsa katër për qind në fondet private.