Kontesti me emrin gjatë disa muajve të kaluara e ka rritur disponimin seksual të grekëve, pasi ata dyfish me shumë kanë bërë dashuri në krahasim me më herët, tregojnë rezultatet nga hulumtimi i Institutit andrologjik grek, publikoi agjencia e lajmeve ANA-MPA.  

Siç njoftoi korrespodenti i MIA-s nga Athina, pasi bisedat për emrin gjatë periudhës së kaluar u bënë temë numër një në Greqi, sipas hulumtimit kjo ka ndikuar edhe në jetën seksuale të grekëve, e sipas kryetarit të institutit, agoninë dhe stresin nga negociatat dhe patriotizmim ata e kanë zvogëluar me më shumë seks se më herët.

Sipas rezultateve, që i transmeton ANA-MPA, pasioni politik ka ndikim të drejtpërdrejtë mbi pasionin në jetën seksuale, “pasi dyfish janë rritur kontaktet erotike, ndërsa seksi në shumë raste ka qenë më i egër se rasteve tjera”.

“Siç sqaron kirurgu – urolog, bashkëpunëtor në Institutin andrologjik, Hristos Fliaturas, në hulumtimet më të vjetra, rezultatet kanë treguar mesatare të kontakteve seksuale prej gjashtë herë në muaj. Përkundër kësaj, në këto “muaj të ngrohta” disponimi seksual dyfish është rritur – në 12 herë në muaj, që është dallim i qartë dhe nuk ka dyshim për gabim statistikor, shkruan agjencia greke e lajmeve, dhe shton se rezultatet i kanë befasuar edhe vetë mjekët nga instituti.

Hulumtimi u zbatua përmes intervistave telefonike, onlajn pyetjeve dhe intervistave të drejtpërdrejta, ndërsa kanë marrë pjesë 1.000 persona.