Stojançe Angellov ka reaguar në Facebook për largimin e përmendores së Andon Qoses, nga autoritetet e Bashkisë së Shkupit dhe Komunës Qendër.

Ai thotë se përmendorja e Qoses duhet të jetë, por jo para gjykatës, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Andon Qose (1854-1953). Hero i luftës maqedonase për liri. Ushtar besnik, luftëtar i pakompromis dhe zbatues i rreptë i Organizatës. Për fat të keq, për shkak të (keq)përdorimit masiv të emrit të tij, figura e tij sot zgjon emocione negative tek një pjesë e popullit. Por pa dallim të veprës së tij patriotike, përmendorja e Qoses vendin nuk e ka para gjykatës”, shkruan Angellov.

Prandaj ai thotë se, përmendore për Andon Qosen duhet të ketë, por në një lokacion tjetër, ku nuk do të zgjojë emocione negative.