Kur jemi tek zhbllokimi i Parlamentit, ekspertët kanë propozuar që të shkelet Rregullorja, si dhe nga ana tjetër mos të merret Parlamenti vetëm me një ligj dhe të neglizhojë ligjet tjera.

“Në një pjesë të seancës të diskutohen amendamentet e Ligjit dhe në gjysmën tjetër të miratohen ligjet tjera, duke pasur parasysh se faza e ardhshme gjashtëmujore është e rëndësishëm për Maqedoninë dhe priten të miratohen ligje të rëndësishme që përcaktojnë edhe fatin euroatlantik të Maqedonisë”, ka thënë ish-kryetari i Parlamentit, Stojan Andov, i cili ka kërkuar nga kryeparlamentari që, njëjtë sikurse VMRO, të mos e bllokojë Parlamentin duke mos thirr seancë edhe për ligjet tjera.

“Hapi që duhet të merret nga Talat Xhaferi është që, jashtë çdo procedure parlamentare siç janë edhe 35 mijë amendamentet e VMRO-DPMNE-së, të sjellë vendim jashtë çdo procedure dhe me këtë, edhe ta shkelë Rregulloren, sepse është VMRO ajo që ka thyer ligjet dhe punën e Parlamentit”, tha Andov.