Alban Skënderaj është një nga këngëtarët më të suksesshëm shqiptar.

Albani ka vendosur që në datat 2,3,4 mars të sjellë një koncert recital, ku të gjitha këngët e tij i ka ripunuar në një version të ri dhe do t’i këndojë përpara publikut. Ditën e sotme këngëtari ishte i ftuar në emisionin ‘Live from Tirana’ në ‘Top Albania Radio’.

Albani ka treguar se koncerti “Hapësira e një ëndrre” do  të jetë një eksperiencë për të gjetur vetveten. Gjithashtu ai ka thënë se të gjitha projektet e tij të reja do të jenë me tekste të thjeshtëzuara.

Albani ka folur edhe rreth pjesëmarrjes së Miriamit si trajnere në ‘The Voice Kids’, duke thënë se ajo e ka fituar simpatinë e fëmijëve që konkurrojnë, sepse është gjithmonë vetvetja dhe e ëmbël.