Meteoalarm i kuq për sot dhe nesër është shpallur për Kvarnerin dhe kanalin Velebit  në Kroaci, para së gjithash për shkak të erës verilindore, goditjet e së cilës do të arrijnë deri në 150 kilometra në orë.

“Moti është shumë i rrezikshëm dhe nënkupton nivel të madh të rrezikut për shëndetin, dhe madje edhe për qivurin, veçanërisht për popullatën bregdetare”, theksohet në paralajmërimin.

Është i pranishëm rrezik i konsiderueshëm i infrastrukturës bregdetare.

Për rajonin e Likas, Gorski Kotor dhe Kroacinë qendrore për nesër është. lëshuar meteoalarm i portokalltë për shkak të sasisë së madhe të dëborës të cilat do të bien në atë rajon, ku pritet 10 deri 40 centimetra dëborë e re.

Moti i keq me dëborë, që ka shkaktuar probleme në trafik ka edhe në Bosnjë e Hercegovinë, ndërsa në disa komuna në Republikën Sërpska është shpallur gjendje e jashtëzakonshme.