Vetëm javën e shkuar ajo zbuloi se ishte martuar me Matthew Wolfenden në një ceremoni të befasishme, me miqtë dhe të dashurit e saj, të cilët menduan se ceremonia ishte organizuar në kuadër të ditëlindjes së saj të 30-të.

Bëhet fjalë për aktoren, Charley Webb, e cila këtë të martë publikoi foto nga dasma e fshehtë me fustanin e bardhë.

Çifti janë së bashku prej 11 vitesh dhe kanë dy fëmijë, Buster 7-vjeç dhe Bowie 2-vjeç.

Në rrjetet e saj sociale Charley ndau me fansat emocionet e natës së saj më të bukur, duke i falenderuar ata për mështetjen dhe urimet në drejtim të saj.

Bukuroshja duket e mahnitshme me fustanin e Suzanne Neville.

Image
Image