Nëna e 23 vjeçares që humbi jetën dje në një aksident të rëndë, Elena Avdillarit, Rozafa Glloga ka folur sot për mediat.

Glloga është shprehur se, vajza shkonte e punonte në Itali, tek shoqet e saj.

‘Nuk e di çfarë problemi pat që u nis për në Itali. Vajza ime shkonte herë pas here në Itali. Ka shkuar dhe tre katër herë të tjera”, është shprehur Rozafa Glloga për mediat gjatë ditës së sotme. Ajo ka treguar se ‘vajza Elena ka pasur me vete 600 euro dhe garancinë për në Itali.

“Vajza na ndihmonte financiarisht pasi jemi në gjendje të keqe ekonomike. Lajmin e vdekjes e mësova nga shoqet e asaj’, ka thënë nëna e 23 vjeçares.

Ngjarja

Policia e Durrësit ka arritur të identifikojë shoferin e automjetit tip “Benz” që shkaktoi aksidentin e rëndë me dy të vdekur në autostradë, pranë Maminasit. Mësohet se ai është 34-vjeçari Fatjon Zhaporja, i cili rezulton pronar dhe shofer i makinës tip “Benz”.

Automjeti tip “Benz” me targa AA 060 SP që drejtohej nga Zhaporja goditi nga pas automjetin taksi ku udhëtonin dy viktimat Bujar Agalliu, 60 vjeç dhe Elena Avdillari, 23 vjeçe. Taksia më pas u përplas me bordurën e karburantit dhe fluturoi në ajër.