Një person e ka humbur jetën, ndërsa një tjetër është lënduar në fatkeqësinë, e cila ka ndodhur në ora 17:20, në Radishani, Shkup.

Siç  kumtoi MPB, fatkeqësia ka ndodhur mes veturës “Reno Megan” me targa të Shkupit, drejtuar nga V.GJ (54) nga Shkupi dhe veturës “Jugo” me targa të Shkupit.

Shoferi i veturës “Jugo” ka ndërruar jetë në vendngjarje, ndërsa vdekja është konsatuar nga ekipi i Ndihmës emergjente mjekësore. V.GJ. është dërguar në Qendrën klinike “Nëna Terezë”.