Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim z. Ali Ahmeti është takuar me Ambasadorin e Holandës në Maqedoni z. Vauter Plomp.
Z. Ahmeti dhe Ambasadori Plomp diskutuan për zhvillimet politike, kontestin e emrit, ligjin për gjuhët si dhe për integrimin EuroAtlantik.
Z. Ahmeti elaboroi qëndrimet e BDIsë rreth negociatave për çështjen e emrit me Greqinë, të ndërmjetësuar nga z. Nimic.
BDI inkurajon zgjidhje të shpejtë të këtij problemi të stërzgjatur dhe mbështet plotësisht dialogun e drejtpërdrejt drejt zgjidhjes.
Z. Ahmeti përsëriti qëndrimin për Ligjin për Gjuhët duke theksuar që miratimi përfundimtar është çështje ditësh dhe që të gjithë duhet të japin kontribut në rrumbullakësimin e suksesshsëm të pjesës normative të Marrëveshjes Paqësore të Ohrit.
Bashkëbiseduesit gjithashtu shkëmbyen opinione rreth punës së Kuvendit dhe Ekzekutivit, me ç’rast, Lideri i BDIsë Ahmeti theksoi pritjet e tija më të mëdha në adresim të sfidave të përditshme.