Afrim Gashi i cili u zgjodh kryetar nga kongresi i Lëvizjes Besa krahu i Shkupit sonte në emisionin Click Plus në televizionin 21, tregon se cilit krah do t’i mbetet emri dhe logoja e BESËS.

Ai theksoi se kongresi që u mbajt të dielën në Tetovë e ka përmbyll procesin e legjitimitetit politik, dhe se ky kongres si organi më i lartë i partisë ka zgjedhur kryetarin e ri, njofton TetovaSot.

“Më 22 nëntor të vitit 2014 Lëvizja BESA e ka pasur konventën themeluese dhe prej atëherë deri në prill të vitit 2015, ajo nuk ka qenë e regjistruar në organet gjyqësore të Maqedonisë. Një subjekt politik e ka legjitimitetin e vet kur organet e saja përkatësisht kongresi si organi më i lartë e zgjedh kryetarin. Ne e kemi përmbyll procesin e legjitimitetit politik, ne si subjekt politik e kemi përmbyll procesin, ne jemi organizatë politike me krejt nëndegët, degët, statut, program”, theksoi Gashi./TetovaSot/