Në rrjetet sociale kryesisht në facebook kanë shpërthyer akuzat ndaj njërit prej taboreve të  Lëvizjes BESA, e cila dje në Kongres zgjodhi për kryetar Afrim Gashin.

Akuzat e bëra nga përkrahës të Bilall Kasamit shkojnë deri aty në facebook saqë theksojnë se Adnan Ismaili, figura e shumëpërfolur dhe që njihet si pronar i Logos-A vazhdon të jetë kryesori i Lëvizjes BESA, e cila drejtohet nga figura e Afrim Gashit.

“Pse nuk u zgjodh Kahremani dhe Afrim Gashi. Dihet se kush është ky i dyti, që është njëri nga bashkëpunëtorët më të ngushtë të Adnan Ismailit”, theksojnë në facebook.

Por nuk janë së reshturi edhe akuzat se ky krah i Gashit nuk ka mbështetjen e shumicës së degëve të Pollogut.  Me zgjedhjen e Gashit, siç mësohet në kryesi do të përforcojnë pozitat edhe Zeqirija Ibraimi, Skender Rexhepi dhe figura tjera, por që Kahremani nga Tetova dhe Arben Labënishti nga Struga do të jenë nënkryetarë.