Listës së vajzave të showbizit shqiptar që priten të bëhen mama për herë të parë a të dytë gjatë 2018-ës, përmendim këtu Floriana Garon, Amarda Toskën dhe së fundmi këngëtaren Xhensila Myrtezaj lexoni Xhensila dhe Besi dhe shtatzënia e Xhensilës, u bashkangjitet një emër tjetër i njohur: këngëtarja simpatike Adelina Tahiri.

Vetëm pak muaj më parë ajo do të pranonte në studion e Top Show se po përjetonte një lidhje të bukur dashurie, të cilën ishte munduar ta mbante sa më larg vëmendjes së publikut dhe mediave. Por, nuk do të kalonte shumë kohë dhe këngëtarja do të pranonte nëpërmjet një fotoje në Instagram se ishte zyrtarisht e martuar duke mos dashur të japë detaje për emrin e bashkëshortit. Mirëpo mediat do të zbulonin identitetin e tij, bëhet fjalë për avokatin e njohur maqedonas Serjoza Markov, një ndër avokatët më të pasur në Maqedoni i cili njihet për lidhjet e ngushta me ish-kryeministrin maqedonas Nikola Gruevski. Nuk ka vonuar shumë dhe Adelina ka pranuar se është në pritje të ëmbël.