Jade Goody në 9 vjetorin e ndarjes së saj nga jeta është përkujtuar nga bashkëshorti, Jack Tweed, në një postim mjaft emocionues në rrjetin social Instagram.

30-vjeçari u martua me yllin e Big Brother, në 22 shkurt të vitit 2009, egzaktësisht një muaj përpara se ajo të ndërronte jetë.

Jack ka publikuar një foto nga dasma e tyre, krah së cilës shkruan: “Duke kujtuar këtë ditë të veçantë përpara 9 vitesh, kur u martova me këtë ëngjëll të bukur. Më mungon shumë”.