Një tentativë grabitjeje ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Lezhë.

Siç bëhet e ditur, tre persona të maskuar dhe me armë zjarri kanë tentuar të grabisin një familje, por janë pikasur nga borët, të cilët kanë lajmëruar policinë.

Mësohet se grabitësit pasi janë futur në shtëpi, kanë dhunuar të kryefamiljarin në sy të fëmijëve, por ata nuk kanë mundur të marrin gjë pasi në vendin e ngjarjes ka shkuar policia.

I zoti i shtëpisë, emri i të cilit ende nuk dihet, është dërguar në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Policia është vënë në ndjekje të autorëve.