Chelsea dhe Barcelona kanë barazuar 1:1 në ndeshjen e parë të 1/8 e finales së Ligës së Kampionëve

Ndeshja e parë në mes të Chelseat dhe Barcelonës ka përfunduar baras, me të dy skuadrat që duhet të kërkojnë kualifikimin në ndeshjen tjetër.

Vendësit kaluan të parët në epërsi me golin e Willian në minutën e 62’, ndërsa Leo Messi shënoi për 1:1 në minutën e 75’.

Ndeshja e kthimit dhe vendimtare që siguron kualifikimin në çerekfinale zhvillohet pas tre javësh në Camp Nou.