Para 29 vjetëve  rreth 1,300 minatorë të Trepçës hynë në grevë urie për të mbrojtur ekzistencën e Kosovës dhe autonominë e saj.

Me rastin e këtij përvjetori kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj do të vizitojë minatorët dhe do të organizohet manifestim tashmë tradicional “Java e Minatorëve”.

Greva historike e minatorëve të “Trepçës” e vitit 1989 u shndërrua në rezistencë gjithë popullore demokratike e paqësore kundër presioneve të Serbisë për ta ripushtuar Kosovën.