Klubi i Torinos ka emëruar Walter Mazzarrin si zëvendësues të Sinisa Mihajlovic i cili u shkarkua pas eliminimit nga Kupa e Italisë.

Mazzarri shpejt doli si favoriti për ta zëvendësuar Mihajlovic dhe kjo tanshmë është konfirmuar zyrtarisht nga klubi i Torinos.

“Torino Football Club njofton se ka emëruar trajner Walter Mazzarri. Urbano Cairo i ka uruar trajnerit të ri mirëseardhjen më të përzemërt për të punuar sa më mirë” konfirmon një deklaratë në faqen e internetit të klubit.