Britney Spears ka nxitur spekulimet për një fejesë të mundshme, pasi është shfaqur me një unazë martese të martën.

Këngëtarja është parë duke pushuar në plazhin në Havai, derisa në dorën e majtë mbante një unazë të shndërrtshme diamani, shkruan Daily Mail,

Ylli 36-vjeçar i pop-it, pos kësaj ka mahnitur me format me bikini dy-pjesëshe ngjyrë të verdhë.

Unaza ka bërë që të shkaktohen edhe më shumë thashetheme për fejesë me të dashurin e saj Sam Asghari, 23-vjeçar, me të cilin ajo ka festuar një vjetorin e lidhjes, në nëntor të vitit të kaluar.

Image
Image
Image