Dukuria e zhdukjes së vajzave të reja nga shtëpitë e tyre po bëhet gjithnjë e më e shpeshtë në Gostivar.

Gjatë ditës së djeshme , në stacionin Policor në Gostivar, A.F.(42) , ka denoncuar se me datë 14 Janar të këtij viti, është larguar nga shtëpia në drejtim të panjohur vajza e tij A.J.(20).

Organet kompetente kanë ndërmarrë të gjitha masat për zbardhjen e këtij rasti dhe gjetjen e 20 vjeçares së zhdukur.