Ambasadori i Bashkimit Evropian në Shkup, Samuel Zhbogar i ka bërë thirrje opozitës që të kthehet në Kuvend.

Sipas tij, reformat kërkojnë dialog të vazhdueshëm ndërmjet të gjithë segmenteve të shoqërisë, prandaj opozita duhet të merr pjesë në votimin e ligjeve dhe në lëvizjet drejt Evropës.

Zhbogar shtoi se në periudhën që vjen pritet zbatimi i marrëveshjes së Përzhinos dhe zbatimi i reformave.