Anëtari i Këshillit Qendror, Skender Rexhepi Zejdi në emisionin Click Plus në televizionin 21 ka sfiduar haptas kryetarin Bilall Kasamin duke i kërkuar që publikisht ta tregojë listën e personave që mbajtën mbledhje në Tetovë, njofton TS.mk.

Zejdi tha se në mbledhjen e BESËS në Tetovë që është mbajtur nga kryetari i Bilall Kasami nuk fiugron asnjë anëtarë, por që sipas tij janë persona të panjohur për të dhe nuk figurojnë askund në kryesinë e Lëvizjes BESA.

“Le ta nxjerrë publikisht listën e mbledhjes që është mbajtur në selinë e BESËS në Tetovë, unë do jap dorëheqje nga gjitha struktura e partisë”, theksoi Zejdi./TS.mk