Anëtari i Këshillit Qendror, Skender Rexhepi Zejdi në emisionin Click Plus në televizionin 21 tha se selia e Tetovës do të mbyllet dhe se do të hapet në një objekt tjetër brenda katër ditëve, njofton TS.mk.

“Për tre a katër ditë Lëvizja BESA do të ketë objekt të ri në Tetovë, ne kemi kërkuar çdo herë që të zhvendoset selia e Tetovës nga objekti i deritanishëm, pasi është i papërshtathsëm në vendin ku gjendet”, theksoi Zejdi./TS.mk