Në Alaskë është zbuluar një skelet fëmije i vjetër 11.500 vjet, dhe në bazë të ADN-së së gjetur, supozohet se bëhet fjalë për banorin e parë të Amerikës, raporton Anadolu Agency (AA).

Skeleti i foshnjës gjashtë javëshe është zbuluar në vitin 2013 gjatë gërmimeve arkeologjike në rajonin Upward Sun River, thuhet në një tekst të publikuar në revistën shkencore “Nature”.

Studimi gjenetik i kryer mbi skeletin e foshnjës vajzë, konfirmon tezën se para 20.000 viteve ka ekzistuar një migrim i popullatës nga Siberia në atë rajon.

Llogaritet se në atë kohë, rënia e nivelit të detit në Ngushticën e Beringut ka sjellë thatësira në atë rajon.

Eske Willerslev, profesor në universitetet e Kopenhagës dhe Cambridge, supozon se kolonët e parë në Alaskë mund të jenë në fakt paraardhësit e banorëve të tanishëm të kontinentit amerikan.