Kryetari i Shkupit Petre Shilegov, i cili po qëndron për vizitë zyrtare në Zagreb, sot pati takim pune me kryetarin e Zagrebit Milan Bandiq.

Bandiq do t’i jep ide kryetarit të Shkupit Shilegov për zgjidhje të reja të komunikacionit dhe vënien e tramvajit në Shkup.

“Dakorduam që në mars delegacion i lartë i qytetit të Zagrebit në krye me mua si kryetar komune, përfaqësues të sektorit për komunikacion dhe tramvaj elektrik të vijmë në Shkup dhe të ofrojmë që në mënyrë të barabartë të konkurrojmë në ndërtimin e infrastrukturës rrugore, tramvaj dhe trase për tramvaj në Shkup”, ka thënë Bandiq