Kryeministri Zoran Zaev është optimist se në gjysmën e parë të këtij viti mund të zgjidhet problemi me emrin dhe se Maqedonia të marrë datë për fillim të negociatave dhe ftesë për anëtarësim në NATO që pozitivisht do të ndikojë edhe në ekonomi.

“Unë jam vetëm qytetar i rëndomtë, i cili ka rezerva të caktuara për të gjithë çështjet, përfshirë edhe për çështjen e emrit. Por një e di se optimizmi që është prezent dhe miqësinë të cilën e krijojmë do të kemi vetëm në dobi gjegjësisht do të mundësojë rrethana të volitshme përfundimisht të gjendet zgjidhje të këtij problemi, që Greqia e ka me emrin tonë kushtetues”, tha Zaev duke iu përgjigjur pyetjes në konferencën e sotme të përbashkët për shtyp me ministrin e Financave Dragan Tevdovski.

Ai theksoi se atmosfera miqësore krijon kushte që të hyhet në bisedime esenciale për problemin.

“Maqedonia është vendosur në gjysmëvjetorin e parë të vitit në mënyrë esenciale dhe me të vërtetë të ndërhyjë në zgjidhjen e problemit me emrin. Jam i bindur se është e mundur të gjendet zgjidhje, por për këtë gjithsesi se është e nevojshme gatishmëri edhe nga ana tjetër”, tha dhe theksoi se edhe tek pala tjetër ekziston optimizëm.

Theksoi se pikërisht për këtë ka vendosur që për Vit të Ri të jetë në Selanik dhe të dërgojë mesazh se janë politikanë të cilët dëshirojnë t’i hapin portat e mbyllura të qytetarëve për bashkëpunimin e tyre dhe se janë njerëz modest dhe se nuk kanë paragjykime.

“Në këtë pjesë besoj se e përmirësojë klimën e përgjithshme për zgjidhje të çështjes dhe më vjen mirë që dy herë derisa isha në Selanik mu lajmërua ministri i Punëve të Jashtme Nikos Koxias dhe kryeministri Aleksis Cipras. E gjithë kjo është vetëm konfirmim plotësues se ekzistojnë shanse të sigurta që të gjendet zgjidhje dhe në këtë problem esencial”, theksoi Zaev.

Ai shtoi se edhe në ana greke nuk e ka të lehtë dhe se për njërën ose tjetrën palë duhet të mbajnë llogari politikanët nga të dyja anët, për shkak se vetëm përmes marrëdhënies së këtillë, siç tha, është e mundur të gjendet zgjidhje.

“Definitivisht viti 2018 mund të jetë vit i shkëlqyeshëm për Republikën e Maqedonisë për shkak të asaj që mundemi të marrim datë për fillim të negociatave parainkuadruese me BE-në, ndërsa mundemi edhe ta marrim ftesën nga NATO për anëtarësim të plotfuqishëm. Me këtë definitivisht edhe ekonomia do të fitojë erë të fuqishme në shpinë që të ecë përpara, ndërsa kjo do të thotë jetë më cilësore për të gjithë qytetarët”, tha Zaev.