Kryeministri Zoran Zaev sot në mjediset e Ministrisë së Financave do të majë takim me ministrin dikasterial Dragan Tevdovski me temë “Realizimi i investimeve kapitale dhe të dhënat kryesore për vitin 2017”.

Siç njoftojnë nga Ministria e Financave, vizita është pikërisht në këtë Ministri sepse qëllimi i Qeverisë dhe Ministrisë është që ky vit të jetë  kryesor për avancimin e gjendjes ekonomike dhe stabilizimit të ekonomisë.

Është paralajmëruar deklaratë për mediat nga kryeministri dhe ministri i Financave për konkluzionet e takimit.