Ylli i Kombëtares së Kosovës, Besrant Celina, i ka ndihmuar skuadrës së vet, Ipswichit, të shënojë fitore kundër Leeds në një ndeshje të Championshipit.

Celina mori topin të vija anësore e mesit të fushës dhe goditi nga një largësi prej afro 30 metra për ta bombarduar portën e mysafirëve,

Ky gol ishte i mjaftueshëm për Ipswichin për t’i arkëtuar tri pikë në këtë ndeshje.

Pas javës së 27-të, Ipswich gjendet në vendin e 12 me 39 pikë në Championship, nivelin e dytë të futbollit anglez. /Express/