Mesfushori francez, Francis Coquelin sonte do t’i kryej testet mjekësore me skuadrën spanjolle, Valencia

Skuadra spanjolle, Valencia dhe Arsenal kanë arritur marrëveshje për transferimin e francezit, Francis Coquelin, shkruan Goal.com.

Lojtari i ka kushtuar Valencias 13 milionë euro, ndërsa sot ka udhëtuar drejt Spanjës, ku do të kryej testet mjekësore.

Lajmi në mënyrë indirekte është konfirmuar edhe nga skuadra spanjolle me anë të një postimi në twitter.