Sulmuesi i Arsenalit, Theo Walcott ka mbërritur në Merseyside dhe sot pasdite mund të bëhet lojtar i ri i Evertonit.

Nëse negociatat vazhdojnë të përparojnë këtë pasdite, atëherë anësori 28-vjeçar mund t’i kryejë testet mjekësore në Everton sot në mbrëmje, raporton Sky Sports.

Sky Sport raporton se ambicia e klubit nga Merseyside dhe mundësia për të shpenzuar, si dhe dëshira e vetë Walcottit për të punuar me trajnerin Sam Allardyce kanë arsyet kryesore prapa vendimit të tij për ta zgjedhur Evertonin.

Dortmundi dhe Southamptoni kanë shprehur interesim për të, por Walcott ka vendosur se dëshiron të luajë nën urdhrat e Big Sam.

Sky Sports mëson se shuma e transferimit të tij pritet të jetë rreth 22 milionë euro.