Xhensila Myrtezaj është këngëtare shumë e dashur për publikun.

Përveç zërit të saj të veçantë, këngëtarja është e komentuar edhe për bukurinë natyrale,.

Së fundi, Xhensila ka postuar një foto në llogarinë e saj në Instagram, në të cilën shfaqet pa pikë grimi.

Këtë imazh, duket se këngëtarja e ka shkëputur nga xhirimet e klipit të fundit me titull “Çelësi i zemrës”, këngë të cilën ia ka dedikuar bashkëshortit të saj, Bes Kallakut.

E kur jemi tek ky projekt, kënga “Çelësi i zemrës” është publikuar më 30 dhjetor dhe u prit mirë nga publiku, ndërsa deri tani ka marrë mbi 5 milionë klikime.

Image