Nëse ai largohet, na duhet një zëvendësues”, këto ishin fjalët e Wenger, duke konfirmuar se Sanchez është afër largimit nga Topçinjtë.

Sulmuesi kilian, Alexis Sanchez, nuk u ftua për sfidën kundër Bournemouth, ku Arsenali humbi me rezultat të ngushtë, 2:1.

Ish asi i Barcelonës duket se do të largohet nga Arsenali në këtë afat kalimtar, Manchester United dhe Manchester City janë destinacionet e mundshme të 29 vjeçarit.

Trajneri i Topçinjve, Arsene Wenger, ka rritur edhe më shumë spekulimet për një largim, duke thënë se gjithçka do të vendoset brenda 48 orëve.

“Do të vendoset brenda 48 orëve”, u përgjigj Wenger kur u pyet për të ardhmen e kilianit. “Nëse Sanchez shkon, na duhet një zëvendësues”.

“Nëse shikoni në ndeshjen e sotme, na munguan shumë lojtarë dhe ata kanë një skuadër të mirë”, shtoi trajneri francez pas humbjes