Milena Ivanovic, bashkëshortja e Oliver Ivanovic’it, i cili u vra sot para zyrës së tij në Mitrovicën e Veriut, mori vesh se e ka humbur bashkëshortin para sallës së operacionit.

Me të marr vesh se është qëlluar burri i saj ajo kishte shkuar në spital. Milena ka shkuar në spital e shoqëruar nga kunati i saj dhe gjatë gjithë kohës ka pritur para sallës së operacionit për të marrë vesh prej mjekëve detajet për gjendjen e tij, trasmeton gazetametro.net.

Në një moment, nga salla doli infermierja e cila ka treguar se mjekët nuk arritën ta shpëtojnë Ivanovic’in.

Me të dëgjuar lajmin Milena është shokuar dhe ka pësuar gjëndje të fikëti.

Milena Ivanoviç, ishte e sëmurë dhe kishte planifikuar për sot operacionin, kur zbuloi se kishte humbur bashkëshortin.

Bashkëshortja e Oliver Ivanoviç raportohet se ka thënë për mediat serbe se kjo ngjarje nuk do të përfundojë mirë, po ashtu theksoi se dihej kush e ka bërë këtë.

E rëndësishme edhe që fëmijët tanë janë mirë dhe tani janë me nënën time. Kush e ka bërë këtë, duhet ta dijë se nuk do të përfundojë mirë”, tha ajo, raporton “Kurir”

Ivanovic u qëllua sot në hyrje të zyrës së vet në Mitrovicë të Veriut. Në të sulmuesit e panjohur kanë shkrepur katër plumba.