Detaje të reja bëhen me dije lidhur me dinamikën e vrasjes së ndodhur pasditen e sotme në fshatin Gjormë në Vlorë.

Vrasja ka ndodhur brenda ambienteve të një lokali. Burime policore bëjnë me dije se aty, Artjon Shenaj rreth 33 vjeç ka qëlluar me armë zjarri Mariglen Memajn, 35 vjeç. Ky i fundit ka gjetur vdekjen e menjëhershme.

Pas të shtënave, autori është larguar nga vendngjarja e më pas ka shkuar në banesën e xhaxhait të tij aty pranë, ku me të njëjtën armë zjarri është vetëvrarë.

Ndërkohë, policia është në vendin e  ngjarjes dhe po punon për  zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.