Vendimi historik i Parlamentit të Maqedonisë për njohjen e gjuhës shqipe, ka sjellë edhe një reagim shumë pozitiv nga ana e Presidentit të Republikës, Ilir Meta.

Kreu i Shtetit e konsideron aktin e ndërrmarë sot si një hap shumë të rëndësishëm për shqiptarët dhe për të ardhmen evropiane të Maqedonisë.

“Të dashur miq, sapo mbërrita në aeroportin e Lubjanës mora lajmin e gëzueshëm se Parlamenti i Maqedonisë ka miratuar ligjin për përdorimin e gjuhës shqipe. Një akt i rëndësishëm jo vetëm për shqiptarët por edhe për të ardhmen evropiane të Maqedonisë”, shkruan Meta në Facebook.