Nga partia më e madhe opozitare VMRO-DPMNE sot  kanë reaguar për të arrestuarit e dyshuar për ngjarjet e 27 Prillit në Parlamentin e Republikës së Maqedonisë, transmeton Zhurnal.

“Prokuroria Publike ka dy muaj nuk ndërmerrë asgjë në hetimin që zhvillohet për terrorizëm e që është rasti  montuar politik, as nuk thirren dëshmitarët që të ndëgjohen dhe as nuk ndëgjohen të paraburgosurit patriot”.

Ku nga kjo parti shtojnë se kjo është dëshmia më e madhe se nuk bëhet  fjalë për paraburgim të caktuar për shkak të ndonjë mase juridike, por për shkaqe të pa bazuara dhe për dënim politik, gjithashtu shtojnë se patriotët gjendjen në burgje si rezultat i përndjkekjes politike, Qeveria nga burgi po liron kriminel të dënuar.

“Zoran Zaev dhe LSDM-ja nga burgu lirojnë kriminel të dëshmuar të akuzuar për distibuim dhe shitje të drogës, dhunës, vjedhje të rënda, persona që merren me reket, prostuticion dhe vepra të tjera penale”.

Por nga kjo parti thonë se VMRO-DPMNE gjithmonë është zotuar për shtet të së drejtës, por është e qartë që me ardhjen e LSDM-së në Qeveri, diçka e tillë nuk ekziston.

“Ligjet duhet patjetër të jenë të njejta për të gjithë.Padrejtësia dhe selektivitetiti shkojnë në dëm të shtetit, qytetarëve dhe rrugës euroatlantike” thuhet në komunikatën e VMRO-DPMNE-së.