Në Arabin Saudite këtë të premte gratë për herë të parë janë lejuar me ligj të hyjnë brenda një stadiumi për të parë një lojë futbolli profesionale midis dy skuadrash.

Përplasja shumëvjeçare midis rivalëve të futbollit Saudite Al-Hilal dhe Al-Ittihad normalisht renditet e ulëta në kalendarin ndërkombëtar të sporteve por ndeshja e së premtes në stadiumin ndërkombëtar të mbretit ‘Fahd Riyadh’ ishe e rëndësishme pasi për herë të parë në historinë e vendit arab, gratë u bashkuan me burrat që të brohorasin për ekipin e tyre të preferuar brenda stadiumit.