Natën e kaluar (2 janar), në mes orës 8 dhe 10 të mbrëmjes, autorë të panjohur kanë kryer grabitje në shtëpinë e 55-vjeçarit K.Z. nga Reçica e Vogël e Tetovës. Duke përfituar nga mungesa e shtëpiakëve në atë kohë, hajduti me dhunë ka hapur dritaren e sallonit në katin e parë, në pjesën e pasme të shtëpisë, hyn brenda dhe vjedh të holla në vlerë prej mbi 4500 euro, si dhe stoli ari (zinxhir dhe bylyzik).

Policia punon në zbardhjen e plotë të rastit dhe gjetjes së autorëve, përcjell Voxport.mk