Qytetarët e Maqedonisë ndërrimin e moteve e pritën në qiell të hapur, nëpër sheshe të qyteteve në atmosferë festive dhe me fishekzjarrë. Disa nga qytetarët  festuan nëpër kafene, restorante, e një pjesë e madhe e në ambient familjar, me miq dhe të afërm.

Manifestimi i vetëm në Qytetin e  Shkupit u organizua nga Komuna Qendër, në sheshin “ Jadran”, me ç’rast interpretuan artistë të njohur. Manifestim në fjalë kishte karakter humanitare, ngase mjetet e grumbulluara do të dhurohen për një 16 vjeçar i cili ka nevojë urgjente për transplantim të veshkës.

Nga Qyteti I Shkupit me kohë kanë njoftuar se këtë vit nuk do të ketë asnjë manifestim të organizuar nga ana e tyre, dhe se mjetet e parapara do të ndahen për bamirësi, kryesisht për personat  me mushkëri të dëmtuara.

Ndryshe që në javët e para të dhjetorit filloi të mbizotëroj atmosfera festive në kryeqendër. Sheshi ishte zbukuruar me dekorime dhe drita ndriçuese të shumta , e bredhi në sheshin “Maqedonia” u vendos më 18 dhjetor me shoqërimin e koreve të shkollave të mesme të Qytetit të Shkupit, të dirigjuar nga Jasmina Beliçanec.

Edhe në sheshet e qyteteve tjera në vend ndërrimi i motmoteve u festua me programe të pasura artistike./alsat-m