Acari ka mbërthyer SHBA-të qysh në fillimin e vitit 2018, duke thyer rekordet e temperaturës së ulët.

Shërbimi Kombëtar i Motit ka dhënë disa këshilla për të përballuar të ftohtin e së hënës duke mbuluar një zonë të gjerë nga pjesa jugore e Teksasit deri në Kanada dhe nga Montana e Wyoming në perëndim deri në New England në lindje.

Temperaturat e ulëta mbuluan tetë shtete të Midwest përfshirë pjesë të Kansas, Missouri, Illinois dhe Nebraska së bashku me pothuajse të gjithë Ioëa, Minnesota, Dakota e Jugut dhe e Veriut, transmeton Klan Kosova.

Shërbimi i motit tha se temperatura e ulët e Omaha prej -9 gradë Celsius para mesnatës shënoi një rekord që kishte qëndruar që nga viti 1884.