Është një zeshkane e lindur e megjithatë ka luajtur mjaft me stilet e ngjyrat e flokëve.

Liberta Spahiu, moderatorja e njohur e emisionit Prive, ka vendosur që me të hyrë në 2018-tën, të ndërrojë edhe pamjen e saj e të sjellë diçka më ndryshe.

Spahiu nga një zeshkane e përbetuar, ka vendosur të hapë ngjyrën e flokëve. Ajo është shndërruar në një flokë kuqe apo thënë më thjeshtë e siç njihet edhe në zhargonin profesional, flokët e saja janë në ngjyrë bakër.

Mirëpo jo tërësisht. Spahiu ka përdorur stilin “ombre”, duke lyer vetëm majat, e pjesën tjetër të flokëve e ka më të errët.

Image