Një biznes në Tiranë ka rëndë pre e vjedhjes pak minuta pas mesnatës në zonën e ish Parkut të Autobusëve, pasi ka mbyllur shërbimet për klientët.

Bëhet fjalë për një supermarket në rrugën “Kongresi i Lushnjës”.

Sipas burimeve policore, janë marrë 31.500 lekë të reja dhe steka me cigare.

Policia njofton se “po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit”, ndërsa materialet hetimore për rastin u referuan në Prokurorinë e Tiranës.