Ishte një ulje që shkaktoi panik edhe tek pasagjerët më të qetë. Aeroplani i Pegasus Airlines rrëshqiti nga pista në Aeroportin Trabzon, Turqi.

Hunda e tij ishte pak metra larg Detit të Zi. Një video e publikuar në Facebook nga BBC, shfaq tmerrin e përjetuar nga pasagjerët brenda aeroplanit.

Një foshnje mund të dëgjohet duke qarë përderisa pasagjerët evakuohen nga aeroplani.

Të gjithë 168 pasagjerët dhe ekuipazhi ikën të palënduar, tha agjencia e fluturimit. Aeroporti u mbyll për disa orë pas incidentit.