Arturo Vidal është i lumtur në Bayern Munich dhe nuk dëshiron të transferohet në Chelsea

Javët e fundit është folur vazhdimisht për një kalim të mundshëm të Arturo Vidal te skuadra angleze, Chelsea.

Fillimisht këtë e kishte mohuar Bayern Munich, ndërsa tashmë vjen edhe reagimi i vet lojtarit.

“Jam shumë i lumtur në Bayern Munich”, tha Vidal për Bild.

Kiliani thuhej se dëshironte të largohej, shkaku i ardhjes së mesfushorit gjerman të Schalkes, Leon Goretzka.