Stefan Dimoski, zëdhënës i Sektorit për Punë të Brendshme në Ohër ka theksuar se një 42 vjeçar nga Veleshta ka shantazhuar një vajzë të re 24 vjeçare nga Ohri, se nëse nuk e pranon prap për lidhje dashurie dhe marrëdhënie do t’i publikonte video dhe materiale tjera kompromituese. I dyshuari në disa raste ka kërcënuar 24 vjeçaren nga qyteti i Ohrit dhe se ajo është detyruar që më pas rastin ta paraqes në polici.