Ka vdekur në moshën 84 vjeçare përkthyesi dhe profesori Gani Hoxha.

Hoxha ka qenë profesori i parë i Gjuhës Italiane në Universitetin e Prishtinës.

Gjithashtu botoi një mori veprash origjinale, përktheu novela nga Dekameroni i Bokaços, veprat e Makiavelit “Sundimtari” dhe “Mandragola”, fjalor italisht-shqip dhe shqip-italisht me nga 25.000 fjalë , përkthime nga serbo kroatishtja, si dhe botime të tjera.

Ai ishte 14 vjet redaktor i emisioneve informative në Radio Prishtinë.