Kitaristi i grupit Motorhead, Eddie Clarke – i njohur si “Fast Eddie”, ka ndërruar jetë në moshën 67-vjeçare.

Lajmërimi u bë në Facebook dhe u shpërnda nga faqja zyrtare e Motorhead: “Me pikëllim po e ndajmë lajmin që sapo e morëm vesh … Edward Allan Clarke – ose edhe siç e njohim dhe e duam të gjithë si Fast Eddie Clarke – dje ndërroi jetë në mënyrë paqësore”.

Ted Carroll (i cili e formoi Chrisick Records) e bëri njoftimin e pikëlluar përmes llogarisë së tij në Facebook,  duke treguar se dëgjoi nga Doug Smith që Fast Eddie ndërroi jetë paqësisht në spital, ku po trajtohej për pneumoni.

Gjatë kohës së tij në këtë grup muzikor, Eddie performoi shumë hite, përfshirë edhe “Ace of Spades”.

Eddie u largua nga Motorhead në vitin 1982 dhe e krijoi grupin Fastway, me të cilët publikuan shtatë albume. Disa vite më vonë, ai u ribashkua sërish me Motorhead.